Sot Kuvendi Kombëtar, kush janë kandidatët për anëtarë të Këshillit

0
Sot Kuvendi Kombëtar, kush janë kandidatët për anëtarë të Këshillit
Gjigandi

Komisioni i Rithemelimit mbledh sot në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin të shtunën Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.

Përmes një mesazhi dërguar çdo deputeti të Partisë Demokratike, Komisioni i ka kujtuar gjithsecilit se janë delegatë të Kuvendit ndaj edhe kanë të printuar mandatin. Por pavarësisht kësaj ftese, të kontaktuar nga ABC shumë prej deputetëve të grupit parlamentar që nuk i janë bashkuar aksionit të Berishës duket se do ta bojkotojnë Kuvendin.

Nga ky Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut, por më e rëndësishmja, për të shpallur 22 majin si datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, duke theksuar këtu se Berisha e ka pranuar se ai do të jetë një nga kandidatët.

ACB ka zbardhur emrat e 420 kandidatëve për postet në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, që do të jenë shumë prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike pas vitit 2013, si Arben Imami, Myqerem Tafaj, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, ish kandidatët për kreun e PD, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, mjeku Ilir Alimehmeti, artistët Bleona Qerreti, Renis Gjoka, Julian Deda, ish-kandidatët e zgjedhjeve të 6 marsit, gazetarët Floriana Garo, Fjoralba Dizdari, Patrik Sadikaj.

Në listë vërehet rikthimi i Arben Imamit, apo edhe një prej mbështetësve të Lulzim Bashës, ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja. Ajo që bie në sy është se në këtë garë, “Rithemelimi” ka rikthyer emra të larguarish, figura të vjetra të PD-së, ish-ministra, ish-deputetë, por edhe artistë, mjekë, etj. Gjithashtu në listë janë edhe figura të reja në garë për një vend në Këshillin Kombëtar.

RonaTyra

Mesazhi i djeshëm i PD:

I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,

Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!

Lista

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu