Sot caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë

0
Sot caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë
Gjigandi

Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhet mesditën e së martës për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Konferenca do të mbahet në orën 14:30 dhe vjen pas djegies së raundit të dytë.

Deri më tani, në Kuvend nuk është propozuar asnjë emër për President, duke bërë që dy votimet e para të cilësohen të kryera.

Kushtetuta përcakton se një kandidat për president propozohet me firmat e 20 deputetëve.

Në raundin e tretë, Kushtetuta përcakton se kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të cilësuar, 84 vota.

RonaTyra

Në raundin e katërt dhe të pestë, Presidenti zgjidhet me shumicë të thjesht, me 71 vota. /Euronews Albania/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu