Solskjaeri i kundërpërgjigjet Lampardit për deklaratat favorizuese të VAR-it kundrejt Man Unitedit

0
Gjigandi

Ole Gunnar Solskjaer i është përgjigjur deklaratave se Manchester Unitedi është favorizuar nga VAR-i këtë edicion.

Shtatë gola i janë “dhuruar” Manchester Unitedit nga vendimet e VAR-it pasi fillimisht ishin anuluar.

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka pohuar se është i shqetësuar për vendimet favorizuese ndaj Manchester Unitedit para gjysmëfinales së Kupës FA mes Man Unitedit dhe Chelseat në “Wembley”.

“Unë mund të ulem këtu për orë të tëra dhe të flas për këtë. Duket se njerëzit duan t’i ndikojnë vendimet. I dëgjoj njerëzit duke folur për fat, sidomos për fatin tonë”, u shpreh trajneri norvegjez.

“Vendimet janë vendime, nuk mund të themi se jemi favorizuar”, ka thënë Solskjaer duke përmendur disa raste ku është favorizuar Manchester Unitedi këtë edicion.

RonaTyra

“Por, unë jam ai që duhet të flasë për vendimet e shumta që janë marrë kundër nesh nga gjyqtarët në fushë”, shtoi ai.

Ndryshe, Manchester Unitedi përballet nesër me Chelsean në kuadër të gjysmëfinales së Kupës FA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu