Tronditet Milani, Ibrahimoviç mund të largohet në fund të sezonit

0
Gjigandi

Edhe pse po kalon një formë perfekte dhe duket si djalosh i ri, Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Milani në fund të sezonit.

Lajmin e konfirmon ‘Calciomercato’, e cila raporton se sulmuesi suedez mund të ndryshojë ambient pas përfundimit të këtij sezoni.

Agjenti i tij, Mino Raiola, do të përpiqet t’i sigurojë një lëvizje tjetër Ibrës dhe kjo vjen për shkak të ndryshimeve të mëdha që po ndodhin te Milani kohët e fundit..

Drejtori Zvonimir Boban tashmë është larguar nga klubi, me Paolo Maldinin dhe Federic Massara të vendosur të ndjekin rrugën e tij.

Ibrahimovic i është bashkuar Milanit në merkaton janarit dhe në shtatë paraqitje ka shënuar dy gola, por mesa duket rruga e tij me kuqezinjtë do ndahet shumë shpejt.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu