Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, e ka pranuar se përzgjedhja e ekipit të tij kundër Chelseat nuk funksionoi, pasi pushimi i lojtarëve kryesorë në këtë ndeshje i kushtoi me humbje.
Portieri David de Gea i bëri dy gabime duke i ndihmuar Chelseat ta mposhtë 3:1 Manchester Unitedin dhe t’ia ndërpresë ecurinë prej 19 ndeshjeve pa humbje, njëkohësisht, të dielën në Wembley.
Chelsea i bashkohet Arsenalit në finale të FA Cup.
Solskjaer e nisi ndeshjen me Paul Pogban, Anthony Martial dhe Mason Greenwood në stol, si dhe luajti me tre mbrojtës në vijën e fundit. Një ndryshim i dukshëm nga ndeshjet e mëparshme.
“Ne e zgjodhëm një ekip i cili do të na jepte mundësinë më të mirë për të kaluar në finale të kupës dhe të ishim të gatshëm për të mërkurën. Nuk funksionoi sot”, tha Solskjaer.