Skuadrat franceze përgatiten për të krijuar një turne tjetër

0
Gjigandi

Për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga Koronavirusi, në Francë u pezullua përfundimisht kampionati, duke u dhënë titullin PSG-së që ishte në vendin e parë dhe vendet e tjera u përcaktuar sipas renditjes që ishte deri në momentin e pezullimit.

Kjo i sjellë edhe shumë probleme skuadrave franceze, të cilat do jenë pa futboll deri ën sezonin tjetër, që do të thotë rreth 5 muaj larg fushave të blerta.

Pikërisht për këtë arsye 4 skuadra nga Ligue 1, janë duke biseduar për të krijuar një turne të vogël në muajin korrik në Katar, në mënyrë që lojtarët të rigjejnë formën e tyre.

“RTL” raporton se PSG, Lil, Lion dhe Sant Etien, janë duke biseduar për të krijuar një turne të vogël në Katar, kjo për shkak se në këtë vend nuk ka pasur shumë raste ne Koronavirus.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu