Skoda prezanton gjeneratën e re të Octavia RS

0
Gjigandi

Prodhuesi çek i njohur i automjeteve, Skoda, gjatë këtij viti ka prezantuar modeli e ri sportiv Octavia RS iV me motor plug-in hibrid me kapacitet në total prej 245 kuajfuqi. Ky është modeli i parë RS elektrik i këtij prodhuesi.

Ndërsa tani, çekët kanë përgatitur gjeneratën e re të Octavia RS me motor benzinë dhe naftë, përsëri në version Liftback dhe Combi.

Octavia RS i ri me motor benzinë 2.0-litër TSI është me kapacitet prej 245 kuajfuqi dhe në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi ose atë automatik DSG me 7 shpejtësi. Po ashtu, ky RS i ri shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6,7 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

 

RonaTyra

Gjithashtu, në dispozicion është edhe Octavia RS i ri me motor dizel 2.0-litër TDI i cili ka kapacitet prej 200 kuajfuqi dhe është në kombinim me marshin automatik DSG me 7 shpejtësi.

Octavia RS 2.0 TDI, po ashtu, është në dispozicion edhe në version me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 6,8 sekonda.

Octavia RS 2.0 TSI dhe 2.0 TDI vijnë edhe maskën e re të përparme, rrotat 18-inçësh nga alumini e me ngjyrë të zezë, dritat LED për mjegull, dritat e përparme “Full LED Matrix”, amortizatorët sportiv, sistemin sportiv të shkarkimi të gazrave, si dhe enterier me ulëse sportive, timonin trekëndësh me lëkurë, disa detaje me lëkurë Alcantara, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu