ŠKODA Octavia – ikona e markes ŠKODA

0
Gjigandi

Octavia është dhe pritet të jetë modeli më i shitur nga ŠKODA. Prej ditës së parë kur ka startuar prodhimi i saj më shumë se 6.5 Milion vetura janë prodhuar deri më tani dhe mund të themi lirisht se është lider i padiskutueshëm në segmentin e tij në Evropë.

Në modelin e ri vihen re shumë shpejtë ndryshimet në pamje. Tani ka një pamje më dinamike njëkohësisht shumë elegante. Dhe pse model komplet i ri ajo vërehet nga larg se i përket familjes ŠKODA, e kjo vjen falë grillit te parë i cili e ruan simbolikën e markës në të gjitha modelet e tij.

Nga pjesa e pasme të jep një ndjesi të veturës pothuajse coupe, me shkrimin ŠKODA sipër e cila është risi e markës kohëve të fundit.

Po ashtu është marrë një hap i madh sa i përket pamjes së brendshme, me teknologjinë e fundit të ofruar në automobilizëm. Siq është dhe Cockpiti digjital me dy ekrane nga 10 inç, Head-up display në xhamin e kahjes së vozitësit dhe ndërruesin me te ri (Shift by Wire). Mirëpo asnjëherë duke mos i ikur hapësirës së madhe dhe komode qe ŠKODA ofron gjithmonë.

Konzola e parë tani ka më shumë hapësirë se më pare, falë ndërruesit të ri Shift by Wire dhe frenit të dorës i cili tani është elektrik. Po ashtu s’duhet harruar dhe timoni, i cili tani vjen me dizajn komplet të ri dy krahësh, e qe i jep vulë dizajnit të përsosur të ŠKODA-s.

RonaTyra

 

 

Bagazhi është bërë edhe më i madh, tani akomodon 600 l dhe zgjerohet deri në 1,555 l.

Dizajni i OCTAVIA’s ju fton të zbuloni më shumë. Bëjeni atë duke zbuluar se çfarë është nën mbulesën e tij. Gjithmonë do të gjeni fuqinë që ju përshtatet, pa kompromentuar performancën ose mjedisin

Gama e fuqishme e motorëve TSI dhe TDI pasqyron përpjekjen e vazhdueshme të ŠKODA-s për të zvogëluar nivelet e emisioneve CO2. Për këtë arsyje është prezantuar dhe motorri Evo TDI. Ky version i motorit është i pajisur me ndërruesin e ri manual 6 –shpejtësi, dhe mund të arrijë një konsum të kombinuar të karburantit 3 .6 l/ 100 km dhe nivelin e emisionit CO2  96 g/km. Duke ju falenderuar teknologjisë Twin-Dosing*, motorët e rinj prodhojnë deri 80% më pak NOx krahasuar me gjeneratën e mëparshme.

Octavia e re mund të kombinohet edhe me motorët Benzin 1.5 TSI me ndërrues manual apo 2.0 TDI me 150 kuajfuqi me ndërrues automatik DSG.

Octavia e re ka nje cmim fillestar prej 19,500.00 €

Ju mirëpresim në Porsche Prishtina, për tu njohur më detajisht me modelin, e pse jo dhe ta testoni në vozitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu