Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe një tjetër biznesmen të shpallur në kërkim për skemën e mashtrimit me TVSH-në, duke çuar në 17 numrin e personave të arrestuar.
Në pranga ka rënë Agim Kola administrator i kompanisë Rruge Sinjalistike Mirembajtje & Hidro Company.
Më parë në lidhje me këtë rast mashtrimi ishin arrestuar edhe 16 biznesmenë të tjerë, por 10 prej të cilëve u liruan, ndërsa 6 janë lënë në arrest me burg 20 ditë. Të arrestuarit bënin shit-blerje fiktive mes kompanive të tyre duke përfituar rimbursimin e TVSH-së.