Skandali në KOKSH, avokati Kanixha: Janë modifikuar të gjitha dokumentet

0
Gjigandi

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani i ka shpallur luftë Sekretarit të Përgjithshëm Stavri Bello për abuzimet që janë bërë në këtë institucion në vitet e fundit. Avokati Erion Kanixha, i cili përfaqëson presidentin Bezhani deklaroi se janë bërë shkelje të mëdha.

“Ne kemi shkuar në polici. Është çështje penale, presidenti prej kohësh është munduar ta zgjidh këtë çështje administravisht. Prej një viti e gjysmë ka kërkuar të dhëna, por kishte mungesë transparece.  Sekretari i përgjithshëm Stavri Bello nuk i ka mundësua të gjitha dokumentacionet. Presidenti dyshoi për vendime të dyshimta dhe çështja mori këto përmasa. Sekretari i përgjithshëm ka bërë pagesa, duke shkelur statutin e KOKSH. Ai ka organizuar mbledhje pa dijeninë e presidentit Viron Bezhani.

KOKSH nuk i ka harxhuar parat për sportistët elitar, por akordon fonde për shoqata. Janë modifikuar të gjitha dokumentet. Do të ketë hetim penal, provat dhe faktet janë të vërteta. KOKSH  ka një kartë kredit dhe rezulton që kjo kartë është përdorur në një orë në dy vende të ndryshme në botë. Si mund të ndodh kjo? Fondet janë shpërdoruar në mënyrë të paimagjinueshme. Është një fond solidariteti që vjen për të zhvilluar sportin dhe ky është vjedhur. Falsifikim dokumentacioni me qëllim që dikush të përfitoj financiarisht”, tha avokati Kanixha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu