Skandali i CEZ drejt Kushtetueses/ Dy ish-drejtuesit kërkojnë pushimin e akuzës, avokati: Marrëveshja e 2014 u jep imunitet – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

 

Dosja e shumëpërfolur e CEZ pritet të shkojë drejt Gjykatës Kushtetuese. Kjo pasi mbrojtja e dy ish-drejtuesve të CEZ, Josef Hysek e Jan Ivan kërkon pushimin e akuzave në Gjykatën e Tiranës. Sipas tyre, nga marrëveshja e nënshkruar mes shtetit shqiptar dhe CEZ në vitin 2014, dy të akuzuarit përfitojnë imunitet penal.
Akuza për mashtrim me pasoja të rënda dhe procesi për skandalin me borxhet e CEZ në ngarkim të dy ish drejtuesve të Cez Josef Hysek dhe Jan Ivan nisur nga Prokuroria e Tiranës rrezikon të shfryhet  në një proces pa vendimarrje duke ju afruar parashkrimit të veprës penale.
Mbrojtja e Hysek dhe Ivan ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës të pushojë akuzën pasi klientët e tyre pretendojnë qe kanë imunitet penal për shkak të një marrëveshje që shteti shqiptarë ka bërë me CEZ për ta zgjidhur me pajtim çështjen mes tyre në vitin 2014.
Gjykata kushtetuese ende nuk është funksionale e deri në ngritjen e saj në shumë çështje që janë në pritje do të shtohet edhe dosja CEZ. Kur kanë kaluar 3 vite ndaj ky hetim e deri në funksionimin e gjykatës kushtetuese cila nuk funksionon dosja e skandalit me borxhet e CEZ do të shfryhet duke u zvarritur nga njëra gjykatë në tjetrën për interpretim ligjor. Duke pritur koha e gjate te drejtësia, skandali e miliarda te humbura mund te përfundim me një parashkrim dhe rrjedhimisht pa asnjë të dënuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu