Situata e koronavirusit, ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave

0
Gjigandi

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, referuar situatës së koronavirusit në Shqipëri, merr masa përshkallëzuerse.

Duke nisur nga dita e sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese.

Bëhet me dije se personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

“Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj. Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë”, njofton ambasada.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu