“Do heq tarifën në Rrugën e Kombit”/ Pas takimit me Hotin, Basha: Keni mbështetjen time për bisedimet me Serbinë

0
Gjigandi

Teksa gjendet në Kosovë për një vizitë dyditore, pas takimit me Avdullah Hotin, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin e Kosovës.

Basha deklaroi se nëse vjen në pushtet, një ndër vendimet e para që do të marrë do të jetë heqja e tarifës së Rrugës së Kombit.
“Unë ndodhem gjithmonë me kënaqësi shumë të madhe në Prishtinë që është edhe qyteti im i dytë pas Tiranës jo vetëm sepse gjatë viteve 2000-2004 kam jetuar këtu por edhe sepse më shpallët qytetar nderi të Prishtinës, para disa vitesh. Po ndjekim me shqetësim pandeminë Covid, jam i inkurajuar nga paketa e masave që ju keni njoftuar qoftë ne aspektin shëndetësor qoftë në aspektin socio-ekonomik. Me paketën që keni njoftuar në raport me PBB, ju vendos në krye të vendeve të rajonit dhe ju bën një shembull edhe për Shqipërinë. Për bisedimet me Serbinë, ju shpreh mbështetjen e plotë timen, PD-së dhe opozitës së bashkuar në këtë përqasje parimore që ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë. Te PD do keni një partner të devotshëm që ato punë që kemi nisur si Rruga e Kombit dhe liberalizimi ekonomik të vazhdojnë dhe më tej.
Një nga vendimet e para të mia, do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit, një vendim i padrejtë. Po kështu një thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat e tjera. Dua të çmoj lart qëndrimet tuaja dhe fokusin tuaj në bashkëpunimin ekonomik ku do të keni mbështetjen time dhe të PD-së”, deklaroi Basha.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu