Teksa koronavirusi po përhapet frikshëm në vendin tonë, ku prej javësh është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave, institucionet iu bëjnë thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat, si elementi kyç për parandalimin e virusit.
Instituti i Shëndetit Publik këshillon të gjithë qytetarët që udhëtojnë të zbatojnë masat bazë, si larja e duarve, distancimi dhe higjiena.
Mesazhi i ISHP:
Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni: 🚘
🧼 Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant
😷 Mbani distancë dhe vendosni maskë