Nuk kanë fund zbulimet në lidhje me bëmat e aktorit të famshëm të Hollivudit Johnny Depp. E fundit është se në vitin 2016 ai humbi shumën e jashtëzakonshme prej 650 milionë dollarë që fitoi nga filmat “Pirates of the Caribbean” I and II.
Depp dëshmoi në një gjykatë në Londër, se pushoi këshilltarët e tij, kur zbuloi se, jo vetëm që kishte humbur 650 milion dollarë, por sepse ata nuk kishin paguar taksat e aktorit për një periudhë 17 vjeçare.
Sipas të dhënave më të fundit, siç raportohet nga Daily Mail, pasuria e tij tani arrin në 160 milion dollarë.
Në artikullin për vitin 2018 të revistës Rolling Stone ai shkruan se është në prag të falimentimit. Por si arriti deri atje? Disa kanë thënë se ai vuan nga një çrregullim që e çon atë në shpenzime të tepërta .
Fakti është se ai harxhoi rreth 60 milion dollarënë pasuri të paluajtshme.
Në 1995 ai bleu një fermë në Kentucky për nënën e tij dhe të afërmit e tjerë.
Një apartament në Los Angeles.
Pesë shtëpi në Hollywood Hills me vlerë 15 milionë dhe pesë shtëpi verore të tjera në Los Angeles, nga të cilat ai më vonë shiti dy.
Ai gjithashtu bleu një kompleks në Francë, Hameau, i cili ka restorantin e vet, Chez Marceline.
Në 2015 ai ra dakord ta shiste atë për të shlyer borxhet.
Ai më pas dëshiroi të imitojë idhullin e tij, Marlon Brando, i cili kishte ishullin e tij në Tahiti dhe bleu një ishull në Bahamas në 2004 për 2.8 milion dollarë.
Ai i dha vajzës së tij Lily Rose 5.560 dollarë për të blerë një divan që kishte parë në reality show Keeping Up With The Kardashians.
Goditja fatale i erdhi nga divorci me Amber Herd. Ai pagoi, 6 5. Milion dollarë plus kostot e saj të gjykatës,
Thuhet se ai ka fituar 48 milion dollarë gjatë martesës së tyre, kështu që Herd përfitoj 20 milionë dollarë.
Megjithatë, ajo i dha paratë që mori nga marrëveshja gjyqësore për bamirësi