Futbolli italian po bën çdo ditë hapa drejt rikthimit në normalitet.
Pasi ishte dhënë drita e gjelbër për seanca stërvitore individuale, skuadrat italiane kanë avancuar edhe më shumë, duke filluar tashmë edhe stërvitjet grupore.
‘Football-Italia’ raporton se shumica e skuadrave të kampionatit elitar italian kanë filluar stërvitjet në grup.
Udinese është skuadra e fundit që ka nisur stërvitjet në grup, sot, duke iu bashkuar Inter, Milan, Napoli, Roma, Fiorentina, Sassuolo, Parma, Cagliari, Atalanta, Torino, Genoa e Lecce.
Ndërkohë, ka skuadra që po respektojnë akoma rregullat e distancës sociale, dhe po stërviten individualisht.
Këto skuadra janë Juventus, Lazio, Verona, Brescia, Sampdoria, SPAL e Bologna.