Një ngjarje tragjike është shënuar në një familje shqiptar me banim në Romë.
Mediat italiane raportojnë se një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në garazhin e shtëpisë dhe ka qenë bashkëshortja ajo që e ka gjetur të pajetë burrin e saj mbrëmë rreth orës 03:15.
Viktima është identifikuar si Luçiano Kollaku dhe pranë trupit të tij janë gjetur dy shiringa. Dyshohet se shqiptari ka vdekur nga mbidoza e lëndëve narkotike, por ende nuk janë zbardhur shkaqet e plota.
Policia është njoftuar nga bashkëshortja e Kollakut, pasi ky i fundit ishte ngujuar në garazh dhe nuk i përgjigjej thirrjeve të gruas për të dalë nga aty.
Forcat e policisë ndërhynë duke e hapur me forcë derën e garazhit dhe aty gjetën trupin e pajetë të 35-vjeçarit.
Lajmi i Fundit.al