Vëllau i Guardiolas zbulon ëndrrën e trajnerit të Man City

0
Gjigandi

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ende ëndërron të menaxhojë një ekip kombëtar në të ardhmen, sipas vëllait të tij Pere Guardiola.

Guardiola asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të udhëhequr një ekip ndërkombëtar në një turne të madh dhe ka qenë i lidhur shumë me Argjentinën dhe Brazilin në të kaluarën.

Sidoqoftë, trajneri katalanas më parë sugjeroi që marrja e detyrës të Spanjës ishte “e pamundur” dhe ai ka një kontratë me Cityn e cila do të përfundojë deri në fund të sezonit të ardhshëm.

I pyetur nëse Guardiola ndonjëherë mund të marrë përsipër një skuadër në kampionatin brazilian apo vet kombëtaren, Pere Guardiola i tha Globo Esporte: “Brazili ka fituar gjithçka me trajnerët brazilianë. Mendoj se keni trajnerë të mirë, nuk keni pse të keni vetëm të huaj”.

“Pep ka një ëndërr të stërvisë një ekip kombëtar një ditë, por ne do të shohim se si shkon; cili do të jetë momenti, nëse ai do të marrë një ofertë”.

RonaTyra

“Nuk është diçka për të tashmen”, zbuloi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu