Shqiptari fut në “sherr” Lazion e Romën

0
Gjigandi

Vedat Muriqi mund të fusë në “sherr” Romën e Lazion. Drejtori Igli Tare ka hedhur sytë drejt Turqisë për të rrëmbyer sulmuesin shqiptar të Fenerbahçes. Përformancat e mira të shtatlartit kanë bërë që drejtuesit e klubit italian ta mendojnë si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Ciro Immobilen.

Lazio nuk do të jetë ekipi i vetëm që do të arrijë te sulmuesi i Kosovës.

Roma ka hedhur grepat drejt Fenerit dhe me Dzekon që pritet të largohet, pa harruar dhe moshën e tij, nevoja e një sulmuesi te verdhekuqtë është urgjente.

Muriqi është sulmuesi kryesor i Fenerbahçes dhe këtë sezon ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asiste në 34 ndeshje të luajtura ndërmjet Kampionatit dhe Kupës së Turqisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu