Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Barcelonës B, në sfidën ndaj Badajoz, të vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Off”, në Segunda Division, duke kualifikuar katalanasit për më tej.
Skuadra kundërshtare shënoi e para në minutën e 39-të, ndërkohë që shqiptari vendosi baraspeshën në minutën e 82-të, duke realizuar në mënyrë mjeshtërore me kokë, teksa çoi ndeshjen në shtesë, duke shmangur eliminimin e Barcelonës B.
Goli i lushnjarit ka emocionuar tej mase komentatorin e Barcelonës, i cili nuk është përmbajtur duke brohoritur me të madhe!
Katalanasit triumfuam me 11-metërsha, teksa Manaj, përveç golit gjatë lojës së rregull, shënoi edhe nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur i katërti. Të gjitha penalltitë e skuadrës kuqeblu rezultuan të sakta, duke sjellë kualifikimin në finalen e “Play-Off”.