Shqiptarët e Tuzi në festë, ja mrekullia në Mal të Zi

0
Gjigandi

Klubi shqiptar i futbollit Deçiq nga Tuzi i Malit të Zi, është në festë të madhe! 

Deçiq – anëtar i ri i elitë së futbollit të Malit të Zi. 

Ata janë kampion të ligës së dytë me 61 pikë, dhjetë më shumë se Jezero që renditet në vend të dytë.

“Deçiqi në elitë.

RonaTyra

Mbas një viti punë, sakrificë, mund, djersë dhe përkushtim më në fund ia arritëm.  Deçiqi është kampion dhe vitin e ardhshëm do të jetë anëtar i Superligës. 

Falënderojmë stafin teknik, lojtarët, tifozët dhe donatorët që ishin pjesë e këtij suksesi. Urime!”, njofton faqja e klubit. 

Kjo është mrekulli, një klub shqiptar në elitë dhe me ambicie të mëdha. E gjitha është arritur me punë dhe me një organizim të shkëlqyeshëm brenda klubit dhe edhe vet qyteti është shembull për të mirë në këtë shtet. Qyteti që jeton me futbollin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu