Shqipëria në drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB/ Ferit Hoxha prezanton prioritetet për man…

0
Gjigandi

Prioritetet e Shqipërisë për muajin qershor i bashkohen prioriteteve tona të përgjithshme për mandatin tonë në Këshill dhe janë të lidhura me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, forcimin e llogaridhënies, avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit, u shpreh Feit Hoxha, në fjalën e parë pasi Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

“Është privilegj dhe nder për mua t’ju drejtohem në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurimit, i pari për vendin tim, Shqipërinë, dhe të ndaj me ju pikat kryesore të programit të punës së Këshillit për muajin qershor.

Takimi me ju është një moment i rëndësishëm për çdo presidencë dhe nuk është e çuditshme që pas miratimit formal të Programit të Punës, kjo është ngjarja e parë me rëndësi. Më lejoni t’ju them se, përveç kolegëve në Këshill, ju jeni në fakt ndër ata që takojmë dhe përshëndesim çdo javë në këndin tuaj të privilegjuar medietik.

Dëshiroj t’ju bëj një nderim të gjithëve, individualisht dhe kolektivisht, për punën dhe përpjekjet tuaja, për profesionin tuaj, për këtë detyrë fisnike të informimit të opinionit publik për punën e Këshillit të Sigurimit. Ne jemi dhe do të mbetemi të përkushtuar ndaj një Këshilli të Sigurimit efikas dhe transparent gjatë këtij muaji, dhe unë pres me shumë dëshirë për një marrëdhënie të shëndetshme dhe me përfitim reciprok. Dhe faleminderit që nuk shkruani që ndonjëherë ne, shtetet anëtare përfundojmë duke e përsëritur veten, pasi është në mënyrë të pashmangshme pjesë e jetës komplekse të multilateralizmit, dhe veçanërisht, e jetës dinamike të Këshillit të Sigurimit që unë e qu

aj “vendi ku dritat kurrë nuk fiken”.

Qershori konsiderohet tradicionalisht një muaj i ngarkuar. Ky vit nuk bën përjashtim. Programi i Punës për muajin qershor është i ngjeshur”, e nisi fjalën e tij Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm  ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës. Ndonëse një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainë,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu