Ka nisur protesta e pestë e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve, të naftës dhe të produkteve bazë të shportës. Pedagogu Ervin Goci deklaroi se kryeministri Edi Rama po përdor luftën në Ukrainë për propagandë.
Pedagogu Ervin Goci në mbështetje të protestuesve u shpreh se sot në Shqipëri ke dy zgjidhje: “
Ose do protestosh, ose do ngordhësh.”
“Ftesa e kryeministrit ishte ngordhni. Pse duhet të ngordhini? Se unë kam shpallur luftë. Lufta bëhet në Ukrainë dhe unë kam shpallur luftë këtu. Pse? Sepse unë dua.
Ka një javë që hedh foto nga Ukraina për të justifikuar çdo vendimmarrje të qelbur që merr. Një tallje kolosale me interesin dhe vullnetin e njerëzve. Kjo është totalisht e pafalshme sepse emergjenca jonë është të zgjidhet çështja e çmimeve.”,
tha ai.