Reperi i njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku – Noizy ka dhënë dëshminë e parë para oficerëve të policisë, menjëherë pas shpërthimit me tritol në lokalin e tij në Durrës.
Sipas BalkanWeb, 35-vjeçari është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ku policët e kanë pyetur se me kë ka probleme.
Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij.
Foto: Ballkan Web
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.