Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Fushë Krujë.
Policia raporton se lënda plasëse është vënë jashtë rrethimit të banesës së një 22-vjeçari.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.