Një bombol gazi ka shpërthyer në Tiranë ndërsa policia tha se ngjarja ka sjellë plagosjen në këmbë të një personi i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Nikoll Keta”, në banesën e shtetasit Z.K., 80 vjeç, ka plasur një bombël e vogël gazi, për pasojë është dëmtuar në këmbë shtetasi Z.K, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.