Emrat/ Plagosje me armë zjarri në Kukës, policia: Autori u largua menjëherë me automjet, por.

0
Emrat/ Plagosje me armë zjarri në Kukës, policia: Autori u largua menjëherë me automjet, por.
Gjigandi

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e kësaj të diele në fshatin Shtiqen të Kukësit. Sipas informacioneve paraprake bën me dije se për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Burime për Panorama.al raportojnë se personi i cili është plagosur është shtetasi Festim Axhami, 46-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

46-vjeçari ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin Emerli Murtati, 56-vjeç, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Por, ai është kapur pak momente më vonë nga policia e cila ishte nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

RonaTyra

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit të  shpejtë të Policisë, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.

Më datë 24.04.2022, rreth orës 15:42, në fshatin Shtiqen, shtetasi E. M., 56 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka  plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin F. A., 46 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas është larguar me automjet.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. M., 56 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur autori.

I plagosuri shtetasi F. A., ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu