Shpërndante kokainë në Dibër, arrestohet 32-vjeçari

0
Gjigandi

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi shiste lëndë narkotike.

Burime për mediat bëjnë me dije se A. A., banues në Tiranë, u kap duke shpërndarë kokainë në Dibër.

Njofimi i policisë:

Dibër/Goditet një rast i shpërndarjes së dozave të drogave të forta.

Vihet në pranga një 32-vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet se shiste lëndë narkotike kokainë, në doza, në territorin e qarkut Dibër.

RonaTyra

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e siguruara me inteligjencë informative se një shtetas posedonte dhe shpërndante doza të lëndës narkotike kokainë, në qytetin e Peshkopisë, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se shpërndante doza të lëndës së dyshuar narkotike, në territorin e qarkut Dibër.

Gjatë kontrollit, i është gjetur e fshehur në trup, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu