Emrat/ Aksidentohet çifti në Lushnje, makina përfundon e shkatërruar në mes të rrugës

0
Gjigandi

Një çift të moshuarish janë aksidentuar këtë të enjte në aksin nacional Pluk- Savër, në Lushnje. Shtetasit Arqile dhe Olimbi Gjini janë përplasur me trafikdarësen e rrugës, ndërsa makina e tyre tip ‘Ford’ ka përfunduar e shkatërruar në mes të rrugës.

Momentalisht ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:00, në Bypass Lushnjë, shtetasi A. Gj., 81 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja O. Gj., 80 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

RonaTyra

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu