Akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, Ibrahim Lici përgënjeshtron lajmet: Nuk më kanë arrestuar

0
Gjigandi

Ibrahim Lici ka hedhur poshtë lajmin se është arrestuar nga policia në Turqi.

Në një deklaratë për mediat, Lici sqaron se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Endri Mustafës ndërsa shton se kamerat e sigurisë dhe telefoni vërtetojnë se ishte në Tiranë në momentin e vrasjes.

Më tej ai shton se është në kërkim vetëm për t’u marrë në pyetje si person që mund të ketë informacion për rrethanat e hetimit.

“Jam i lirë. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohem, për vrasjen e Endri Mustafës, kam dorëzuar kamerat në prokurori dhe qelizat telefonike që vërtetojnë që unë kam qenë në Tiranë në momentin që ka ndodhur krimi. Kjo është e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Unë pres vendimin e gjykatës për të zbardhur ngjarjen dhe për të çuar përpara drejtësisë autorët e vërtetë. Edhe për vrasjen e vëllezërve Bilali nuk kam qenë asnjëherë nën hetim nga prokuroria dhe jam shpallur në kerkim nga policia, pra në kerkim policor si person për t’u marre në pyetje vetem se nuk jam gjetur në banesë. Nuk kam patur asnjëherë konflikt me vëllezërit Bilali. Shumë e çuditshme të kërkohet ekstradimi im në një kohë që nuk jam arrestuar dhe i bëj thirrje policisë të dalin në deklaratë se ku dhe kur më ka arrestuar sepse unë jam i lirë dhe në pritje të drejtësisë. Jetoj i lirë në Turqi dhe pres të zbardhet ngjarja”, u shpreh Lici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu