Durrës/ Përshtatën lokalin për të shitur drogë, arrestohet pronari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij

0
Gjigandi

Tre persona që ishin shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë në Durrës.

Burime për mediat bëjnë me dije se ata ishin në kërkim sepse përshtatën një lokal për përdorim dhe shpërndarje droge, në vitin 2019. Mes të arrestuarve është pronari i lokalit dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës policore për kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Next”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. E., 28 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe B. Ç., 63 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj këtyre 3 shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2019, përshtatën lokalin e shtetasit të vënë në pranga B. Ç., për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu