Shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës, arrestohen dy shqiptarë në Itali

0
Shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës, arrestohen dy shqiptarë në Itali
Gjigandi

ITALI – Policia italiane ka vendosur në pranga dy shqiptarë pasi po tentonin të tregtonin drogë në lokalet e natës zonën e via Papirias.

Të dy shqiptarët rreth të 40-ve, të cilët kishin qëndrim të rregullt në Itali ishin pikasur nga policia italiane për lëvizjet e tyre të dyshimta.

Agjentët e skuadrës së lëvizshme të policisë italiane ishin vendosur në përndjekjen e dy shqiptarëve pasi ata ishin mjaft të njohur në rrethin e trafikut të drogës. Ata frekuentonin shpesh jetën e natës ku shfrytëzonin lokalet dhe pub-et për të shitur drogën, shkruajnë mediat italiane.

Sipas policisë italiane, me nisjen e sezonit të ri të verës rritet edhe konsumi, veccanërisht në lokalet e natës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu