Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shkurta Gashi, ka festuar ditën e djeshme (6 mars) ditëlindjen.
Me rastin e përvjetorit të 38-të të lindjes, ajo ka qenë e pranishme për të kënduar në një klub në Zvicër.
Derisa po hynte në skenë për të interpretuar disa nga hitet, artistja është befasuar me një tortë dhe në atë moment i gjithë publiku filloi t’ia këndonte këngën e ditëlindjes.
Shkurte Gashi (Foto: Instagram)
“Faleminderit me zemër”, ka shkruar Gashi në videot që ka publikuar në profilin zyrtar në Instagram.
Urimet vazhduan edhe në pjesën për komente, duke qenë se ndiqet nga 385 mijë njerëz.
Shkurte Gashi (Foto: Instagram)
Shkurta duhet theksuar se është pjesë e estradës që shumë vite dhe një nga zërat më të admiruar në treg.
Përgjatë gjithë kësaj kohe, ajo ka publikuar këngë e bashkëpunime shumë të suksesshme.
/abc24.al/