Mozzik publikon fotografi me Don Xhonin nga homazhet në Prekaz: Përkulemi gjithmonë para jush, fa…

0
Mozzik publikon fotografi me Don Xhonin nga homazhet në Prekaz: Përkulemi gjithmonë para jush, fa…
Gjigandi

Datat 5, 6 dhe 7 mars shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto ditë po ashtu shënojnë sulmin e tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës më 1998, të cilat njëherësh edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Derisa sot është dita e tretë (e hënë) që po bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut, në Prekaz kanë qenë edhe artistët shqiptarë, Mozzik e Don Xhoni.

Mozzik (Foto: Instagram)

RonaTyra

Ishte reperi nga Ferizaj që ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale gjatë vizitës së tij me disa nga miqtë.

“Përkulemi gjithmonë para juve familja Jashari”, ka shkruar ai.

Mozzik (Foto: Instagram)

“Drenica lind veç trima”, vazhdoi ai në një tjetër fotografi të hedhur në InstaStory.

Manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon ditën e sotme (7 mars) me ndezjen e zjarreve në Prekaz.

/abc24.al/

Mozzik (Foto: Instagram)

Mozzik (Foto: Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu