Elgit Doda paralajmëron një tjetër projekt muzikor me Donaldin dhe Romeon?

0
Elgit Doda paralajmëron një tjetër projekt muzikor me Donaldin dhe Romeon?
Gjigandi

Aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj aktualisht po shijon suksesin e këngës “Nuk je”.

Projekti muzikor që u lansua pak kohë pas përfundimit të BB VIP po pritet mirë nga fansat e tij dhe tashmë numëron mbi tre milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Për realizmin e këngës Donaldi bashkëpunoi me kantautorin Elgit Doda, i cili ka bërë të ditur që një tjetër projekt muzikor i tyre mund të jetë rrugës.

Elgiti së fundmi ka bërë një postimi në InstaStory ku shihet në studion muzikore, ndërsa sipër postimit ka etiketuar Donaldin dhe vëllain e tij binjak Romeo.

RonaTyra

“O çka po vjen”, ka shkruar Doda në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, theksojmë që të tre po vazhdojnë të jenë aktiv me koncerte të shumta si brenda vendi ashtu edhe në diasporë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu