Shkupi u tregua një ekip i madh, ja kush e thotë

0
Gjigandi

Portieri i skuadrës shqiptare Shkupi, Igor Aleksovski dje në mbrëmje me sukses ka kryer intervenimin kirurgjikal.

Alskesovski i cili me klubin kishte kontratë deri në vitit 2020, ishte në formë të mrekullueshme, por një lëndim i dytë bëri që ai përsëri të jetë jashtë ekipit dhe të bëjë intervenimin e dytë kirurgjikal, kështu duke mos qenë pjesë e skuadrës që po kryen fazën përgatitore në Ohër. Kujtojmë se portieri i parë i ekipit tonë kishte këputur ligamentet, ku mjekët konstatuan se do të duhej ndërhyrje kirurgjike.

“Ndjehem shumë mirë, me sukses kaloi ndërhyrja kirurgjikale, ndërsa unë falënderoj të gjithë për mbështetjen që më dhanë. Edhe pse kontrata më kishte skaduar, Shkupi u tregua një ekip i madh duke më ofruar rinovim për edhe një vit, për çka u jam shumë mirënjohës. Shpresoj që këtë tua kthej në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që të rikthehem përsëri në fushë”, është shprehur Aleksovski për faqen zyrtare klubit bardhekaltër.

Sipas udhëzimeve të stafit mjekësor, Aleksovski do të qëndrojë në spital edhe për disa ditë, ndërsa rikthimi i tij pritet pas 6-7 muajve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu