“Shkoi te Real-i falë një loje te pisët”

0
Gjigandi

Ish-presidenti i Barcelona-s, Joan Gaspart, është kthyer të flasë për një nga transferimet më të diskutuara në historinë e futbollit, atë të Luis Figo-s nga katalanasit te rivalët e Real Madrid.

“Natën kur unë u zgjodha president i Barcelona-s, lojtari më i mirë i futbollit në Spanjë, Figo, më telefonoi”, ka thënë Gaspart për El Espanyol.

“Figo ka qenë një tradhtar. Atë mbrëmje më tha se kishte dy bileta: një për në Madrid dhe një në Barcelonë. Më ka thënë se menaxheri i tij kishte nënshkruar kontratën me Real-in dhe se do të duhej të paguante 3 milionë nëse nuk do ta respektonte atë marrëveshje”.

“Gjithashtu, më tha se do të qëndronte nëse Barcelona do ta paguante. Unë iu përgjigja se do ta paguanim shumë, por Figo kërkoi të merrte të gjitha garancitë bankare. Ishte mesnatë dhe unë nuk mund ta bëja në atë orë”.

“I dhashë fjalën time, por ai shkoi gjithsesi te Real Madrid. Ajo ka qenë një lëvizje e pisët nga ana e mikut tim Florentino Perez”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu