Shkoi në spital në gjendje të rëndë, arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku

0
Gjigandi

I shpallur në kërkim që nga 11 nëntori i vitit 2019 është arrestuar ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas burimeve të para, Agim Kajmaku ka shkuar në gjendje të rëndë në spitalin privat “Continental” dhe ka qenë spitali ai që ka njoftuar policinë për vendndodhjen e tij.

Kajmaku akuzohet për shpërdorim detyre si “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Kujtojmë që Kajmaku është denoncuar nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.

RonaTyra

Pas kësaj, ai u shpall në kërkim për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra.

Kjo, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, pasi vendimit të KQZ për shkarkimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu