Dy persona qëllojnë me breshëri të shtënash drejt një personi në Shkodër.
Dyshohet se kanë qenë dy persona në motor, ata që kanë hapur zjarr drejt 50-vjeçarit Alban Luka.
Gjithçka teksa 50-vjeçari po lëvizte në makinë me një të afërmin e tij, në rrugën e Darragjatit, në Dajç.
Ngjarja është shënuar rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm, duke arritur që t’iu shpëtojë së paku 10 plumbave, siç kanë dëshmuar gëzhojat e gjetura.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e motive të të shtënave.