Shiste bileta te fasifikuara, arrestohet 32-vjeçarja në Durres per mashtrim – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një 32-vjeçare është arrestuar nga ana e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit.   E.B 32-vjeç dyshohet se ka mashtruar dy shtetas duke ju shitur  bileta të falsifikuara  të një agjencie  turistike.   Njoftimi i policisë:     Kapet dhe ndalohet   një shtetase e shpallur  në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”   Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Specialistët Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës pas informacioneve te siguruara në rrugë operative, në lagjen nr 6  në Durrës  bënë të mundur ndalimin e shtetases   E.B., 32 vjeçe, banuese në Durrës,  e shpallur në kërkim e dyshuar për veprën penale të mashtrimit.   Kjo shtetase ka mashtruar dy shtetas duke ju shitur  bileta të falsifikuara  të një agjencie  turistike.   Materialet  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu