Në Shqipëri, 24 orët e fundit shënuan rritjen më të madhe të rasteve të reja dhe të viktimave, që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë konfirmuar 93 të infektuar, ndërsa 4 persona kanë humbur jetën në spital.
Më shumë se gjysma e rasteve të reja është zbuluar në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër në 15 qytete të ndryshme të vendit.
Në total numri i të infektuarve është 3371 persona, nga të cilët 62 përqind që nga 9 qershori.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 229
Shkodër 178
Vlorë 120
Lezhë 68
Fier 42
Kukës 41
Korçë 34
Elbasan 33
Berat 25
Gjirokastër 22
Dibër 18