SHGSK uron gazetarët, nga institucionet kërkon përmirësim të kushteve

0
Gjigandi

Komuniteti i gazetarëve sportivë në mbarë botën sot, më 2 korrik 2020, shënon Ditën Botërore të Gazetarëve dhe Gazetarisë Sportive.

Më këtë rast Shoqata e Gazetarëve Sportivë në Kosovë ka uruar gazetarët sportivë, duke u bërë thirrje federatave, klubeve e institucioneve për përmirësim të kushteve për gazetarët sportivë në Kosovë.

“Të vetëdijshëm për rolin që gazetarët sportivë e kanë në zhvillimin dhe promovimin e sportit kosovar, SHGSK-ja në këtë ditë ripërsërit kërkesën drejtuar klubeve, shoqatave, federatave dhe gjitha institucioneve sportive për përmirësimin e kushteve për gazetarët dhe përfaqësuesit tjerë të mediave, që janë të profilizuar për aktivitetet sportive.

SHGSK-ja i falënderon gjithë palët e interesit, që janë përfshirë në sigurimin e kushteve dhe ambientit optimal për ushtrimin e aktivitetit të gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve në objektet e ngjarjet sportive.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës jua uron këtë ditë, me dëshirën që në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të jemi promotorë të vlerave të mirëfillta të gazetarisë sportive.

RonaTyra

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Gazetarëve Sportivë SHGSK-ja ka agjendën si më poshtë:

14:30 • Pritje në Komitetin Olimpik të Kosovës nga presidenti z. Besim Hasani.

15:30 • Pritje në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport nga ministrja Vlora Dumoshi.

Ju ftojmë të jeni pjesë e këtyre vizitave, uron Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e SHGSK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu