Truprojat e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan njihen për skandale dhe sherre të mëdha. Ndodh herë pas here që ekipi i sigurisë së tij të jetë në qendër të vëmendjes.
Rasti më i fundit që mori vëmendjen e mediave botërore ishte në korrik të vitit që lamë pas, ku ata u përplasën në aeroportin e Sarajevës me pjesëtarët e Policisë Kufitare.
Por, kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte një situatë e tillë. Në vitin 2017, truprojat e Erdogan u përfshinë në një tjetër incident të rëndë në Nju Jork.
Ngjarja ndodhi në hotelin “Meriot Marquis”, ku Erdogan merrte pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Më parë, gjatë vizitës së Erdogan në Uashington, truprojat e tij u përfshinë në dhunë me demonstruesit, ndërsa ai shihte qetësisht nga makina e tij.
Një tjetër incident është regjistruar edhe në vitin 2016. Në atë kohë, sigurimi i Erdogan ushtroi dhunë ndaj një grupi grash që protestonin për fjalimin e liderit në Ekuador.
Përveç kësaj, sigurimi i Erdoganit në vitin 2011 u rrah me sigurimin në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, pasi ata nuk donin t’i lejonin të kalonin përmes hyrjes që ishte mbyllur.
Burimi: top-channel.tv