Kapen me mbi 2 kg lëndë narkotike në veturë, dy të arrestuar

0
Gjigandi

Një veturë Golf 4, me targa vendore është ndaluar në fshatin Komoran të Drenasit, ku gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 2 kg e 125.1 gram, substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Është njoftuar prokurori i shtetit dhe GJPP me urdhër verbal të së cilit është kontrolluar banesa (me qira) e të dyshuarit në rrugën C në Prishtinë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale dhe një foli e cila shërbente për mbështjelljen dhe mbajtjen e narkotikëve, gjithashtu është sekuestruar edhe vetura Golf 4 me targa vendore dhe dy telefona.
Pas intervistimit të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu