Arkeologët rusë zbulojnë skeletin e paprekur të mamuthit, me muskuj të ruajtur nga akujt

0
Gjigandi

Një skelet i ruajtur më së miri një mamuthi legjendar leshtor, me elemente të muskujve të tij, është zbuluar së fundmi nga çobanët e drerëve në Siberi. Me ngrohjen e temperaturave në rajon skelete të reja po shfaqen vazhdimisht nga akullnajat siberiane.

Mamuthët leshtorë besohet se kanë vdekur rreth 10,000 vjet më parë, si pasojë e mutacioneve gjenetike, gjuetisë së njeriut dhe ngrohjes globale, sipas ekspertëve.
Por shkencëtarët besojnë se një numër i vogël i tyre arriti të lulëzonte në klimat e akullta të Alaskës apo ishullit Wrangel pranë brigjeve siberiane.
Zbulimi i fundit u bë në liqenin Pechevalavato dhe përfshinte kafkën e kafshës, nofullen e poshtme, disa brinjë dhe një fragment këmbe me tendonët muskulore të ruajtur mirë.
Mediat ruse thanë se studiuesit kanë nisur tashmë kërkimet për pjesë të tjera të kafshës në fundin e liqenit arktik.
Yevgeniya Khozyainova e institutit kërkimor Shemanovsky tha se zbulime të tilla thellojnë kuptimin për mamuthët dhe botën që ata ndanin me njerëzit.
Zbulimi vjen teksa rajone të tëra në veriun e Azisë kanë parë rritje drastike të temperaturave, çka ka sjellë daljen në dritë të kufomave të tjera të ngrira prej epokash, të ruajtura mirë të këtyre kafshëve enigmatike.
Siberia aktualisht po kalon një valë të nxehti dhe agjencia e motit e OKB tha se temperaturat atje ishin 10C gradë më të larta se mesatarja këtë muaj.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu