Pasi të lexoni këtë tekst, me siguri më shpesh do të konsumoni kungullin dhe farat e tij, të cilat janë plot përbërës të dobishëm
Shkenca ka treguar që është njëri ndër bimë barishtore më shëruese. Fjala është për kungullin.
Do të duhej të konsumoni kungullin dhe farat e tij të cilat janë plot përbërës të dobishëm.
Fryti i kungullit në mjekësinë popullore rekomandohet si diurektik, për eliminimin e ujit të tepërt nga organizmi, posaçërisht u rekomandohet njerëzve të cilët vuajnë nga reuma, artriti apo inflamacioni i veshkave.
Për personat që kanë peshë të tepërt trupore kungulli është ushqim i shkëlqyeshëm dietal, si edhe për ata me diabet. Mirëpo, nuk bën të ëmbëlsohet gjatë gatimit.
Është i shkëlqyeshëm për personat me sëmundje të lukthit dhe të zorrës së hollë, por edhe për ata të cilët vuajnë nga jashtëqitja me gjak.
Si mjet kundër skrave të fëmijëve në mjekësinë popullore përdoren farat e kungullit.
Mund t’i marrin fëmijët nga dy-tre vjeç, shtatzënat, nënat që ushqejnë foshnja me gji dhe të moshuarit, si edhe ata me mëlçi të sëmurë. Duhet të hanë në mëngjes, në lukth të zbrazët, fara të shtypura me pak mjaltë.
Për fëmijë të vegjël rekomandohen nga 30 deri në 50 gramë, ndërkaq për ata më të rritur nga 30 deri në 150, për personat e rritur sasia e farave nga 300 deri në 400 gramë.
Gjithashtu, pas kësaj terapie, rekomandohet të mos hahet asgjë disa orë.
Farat e kungullit lehtësojnë vështirësitë te prostata e sëmurë dhe atëherë duhet të konsumohet çdo ditë, me atë rast duhet pasur kujdes që me rastin e qërimit të mos eliminohet nënlëkura e gjelbër e farës, në të cilën gjenden më së shumti përbërës shërues.