Kanë pothuajse 11 institucione nën administrim. Por që nga ky vit, Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë dispozicion buxhet më të vogël për t’i menaxhuar qendrat e tyre nëpër vend.
Buxheti i Shërbimit Korrektues do të jetë më i mangët për 750 mijë euro, përderisa në vitin 2021 pritet që t’i merren edhe 1 milion euro.
Drejtori Nehat Thaqi, , tha se shkurtimet buxhetore e kanë prekur edhe këtë institucion.
Sipas tij, ky institucion mbetet më i mbikëqyruri nga Inspektorati i ministrisë së Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe EULEX-i.
Tutje, drejtori i SHKK-së, foli edhe për Pakon Emergjente, duke thënë se zyrtarët korrektues kanë marrë dy herë nga 300 euro.
Mes tjerash, Thaqi theksoi se në Qendrën Korrektuese të Kosovës nuk ka pasur keqpërdorim të detyrë, por vetëm keqmenaxhim të rregullores së punës.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me COVID-19 janë prekur 20 zyrtarë korrektues.
Katër nga ta janë ende pozitiv me COVID-19 dhe janë në vet izolim, ndërsa 16 janë të shëruar.