SHBA-të kryejnë me sukses fluturimin e parë testues të dronit transportues

0
Gjigandi

Kompania amerikan Bell ka kryer fluturimin e parë me dronin transportues. Fluturakja pa pilot ka pasur mallra që peshonin 27,2 kilogramë, ka bërë të ditur zëdhënësi i kompanisë Felicia Vota.

Bëhet fjalë për fluturaken APT 70 që fluturoi në mënyrë vertikale, duke arritur shpejtësinë prej 61 nyje dhe arritur në destinacion në kohën e paraparë.

Zyrtarët e Bell kanë njoftuar se do të kryejnë një test tjetër me peshë prej 31,8 kilogramë gjatë javës së ardhshme. Në anën tjetër Vota ka thënë se APT 70 e vënë në funksion katër motorë elektrikë.

Demonstrimi i fluturimit është bërë si parapërgatitje për pjesëmarrje në panairin e fluturakeve pa pilot “TRUAS”, ku forcat detare të SHBA-ve po shqyrtojnë mundësinë e prodhimit të dronëve transportues që do të mund të dërgonin mallra dhe gjësende tjera ushtarëve amerikanë që janë nëpër misione jashtë vendit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu