var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });
Administrata e Presidentit Donald Trump është në bisedime me disa kompani për të ndërtuar në SHBA fabrika që prodhojnë mikroprocesorë.
Sipas një njoftimi të gazetës Wall Street Journal të dielën, administrata ka zhvilluar bisedime me firmën Intel Corp dhe kompaninë tajvaneze TSMC.
Firma TSMC e Tajvanit për prodhimin e gjysmëpërçuesve ka biseduar me departamentet amerikane të Tregtisë dhe të Mbrojtjes si dhe me firmën Apple Inc, një nga klientet e saj më të mëdha, në lidhje me ndërtimin e një fabrike mikroprocesorësh në Shtetet e Bashkuara, thotë njoftimi.
Disa zyrtarë amerikanë po shohin gjithashtu mundësinë për të ndihmuar kompaninë Samsung Electronics të Koresë së Jugut, e cila ka një fabrikë mikroprocesorësh në Ostin të Teksasit, për të zgjeruar operacionet e saj të prodhimit në SHBA.