SHBA-ja dhe Kina do të njoftojnë shpejt vendin e nënshkrimit të marrëveshjes tregtare

0
Gjigandi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të njoftojnë shumë shpejt vendin e ri se ku ai dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping do të nënshkruajnë marrëveshje për të lehtësuar luftën tregtare që ka dëmtuar ekonominë globale.

Njoftimi i tij më 31 tetor ka ardhur një ditë pasi Kili ka anuluar samitin Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që ishte planifikuar të mbahej në gjysmën e muajit nëntor.

Ekzistonin shpresa që ky forum do të ndihmonte në uljen e tensioneve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, të cilat janë përfshirë në luftë tregtare tash e 18 muaj.

“Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë duke punuar në zgjedhjen e një vendi tjetër për nënshkrim të Marrëveshjes Faza e Parë e Tregtisë”, ka thënë Trump në një postim në rrjetin social, Twitter.

“Presidenti Xi dhe presidenti Trump do të nënshkruajnë (marrëveshjen)”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan.

RonaTyra

Kili ka anuluar takimin e APEC-ut, dhe një konferencë të Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike, që ishte planifikuar të mbahej në muajin dhjetor, teksa protestat kundër qeverisë vazhdojnë në shtetin e Amerikës Jugore.

Pas disa javëve të protestave në shtetin e Amerikës Latine, 18 persona kanë mbetur të vdekur, derisa më shumë se 7,000 të tjerë janë arrestuar.

Në qytetet kryesore të këtij shteti është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu